E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Stuhia godet Ballkanin Verior; 5 viktima dhe shumë të plagosur, era e fortë shkakton dëme të mëdha

Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni dhe dhjetëra u plagosën, pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur goditi veriun e Ballkanit pasditen e të mërkurës.

 

Reklamë

Policia dhe mediat lokale raportuan edhe për dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura.

 

Reklamë

Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, kjo pjesë e Ballkanit përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojnë me zjarre dhe temperatura të larta.

 

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, tre qytetarë humbën jetën, pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve.

 

Një situatë e ngjashme ndodhi në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë e shtëpive.

Ndërsa në Bosnje Hercegovinë 20 persona janë plagosur dhe një tjetër humbi jetën, si pasojë e stuhive.

 

Autoritetet në Serbi nga ana tjetër dhanë paralajmërime për qytetarët, ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë