Stuhia “Florence” nis të perplaset në Karolinë, mijëra të evakuuar

Stuhia “Florence” ka arritur afër bregdetit të Karolinës, në Shtetet e Bashkuara, duke sjelle vërshime të mëdha të ujit dhe probleme të tjera të mëdha, përshirë këtu mungesën e energjisë eletrike për gati 80,000 persona.
Meteorologet thanë se e keqja më e madhe ende nuk ka ardhur pasi stuhia pritet të forcohet edhe më shumë.
Erërat, të cilat kanë arritur shpejtësinë e 155 kilometrave në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm në ditët vijuese do të rrisin nivelin e ujit, duke përkeqësuar rëndë situatën në këtë zonë.
Stuhia Florence aktualisht ka zbritur nga kategoria e katërt në atë të dytë, por zyrtarët kanë paralajmëruar banorët qëtë mos gëzojnë para kohe.
“Mos u ndjeni të relaksuar. Mbikqyrni. Kjo është stuhi e fuqishme që mund t’iu vrasë. Sot kërcënimi bëhet realitet”, ka thënë Guvernatori i Karolinës Veriore, Roy Cooper.
Banorët e pjesës më të madhe të Karolinës janë evakuuar, shkollat dhe bizneset janë mbylluar, si dhe rreth 1,500 fluturime janë anuluar.




