E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Stuhia e fortë rrëzon pemët në rrugë/ Bllokohet aksi i vjetër Sarandë-Gjirokastër

Rrëzimi i pemëve nga moti i keq në Vrion ka bllokuar aksin e vjetër Sarandë – Gjirokastër, aks i cili lidh edhe Finiqin dhe Konispolin me Sarandën.

 

Reklamë

Mbrëmjen e sotme Saranda u pushtua nga reshje të forta shiu dhe stuhi ere. Pas disa minutash rrugë të ndryshme në pjesën e poshtme të qytetit janë përmbytur.

 

Problematike ishte sidomos situata pranë limanit në shëtitoren e re të qytetit.

 

 

Nga stuhia më herët humbi jetën tragjikisht edhe një 22-vjeçar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë