Një stuhi e fuqishme dëbore ka paralizuar SHBA-në ditët e fundit.

 

Autoritetet njoftojnë se 4 persona kanë humbur jetën deri më tani prej stuhisë “Eboni” që ka prekur pjesën qendrore dhe jugperëndimore që prej të premtes.

 

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikonte se stuhia do të bllokonte edhe pjesën nga Minesota qendrore në deri në Miçigan.

 

Në Arizona dhe Teksas qarkullimi është paralizuar. Në Kansas guvernatori i vendit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të veçantë deri në zbutjen e stuhisë.

 

Mediat njoftojnë se më shumë se 400 fluturime u anuluan dhe 2300 të tjera ishin me vonesë.

Problem ka edhe këtë të shtunë, pasi linjat ajrore janë përballur me një fluks udhëtarësh për shkak të festave të fundvitit.

 

Ndërkohë në juglindje të SHBA-se, autoritetet japin alarmin për rrezik përmbytjesh për shkak të reshjeve të shiut të cilat mund të zgjasin deri të hënën.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *