Shtetet e bregut verilindor ne SHBA, Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani e Virginia, kane shpallur gjendjen e emergjencës, pasi jane goditur nga stuhi te forta dëbore.

 

Shërbimi meteorologjik amerikan ka publikuar nje paralajmërim per stuhi edhe ne oret ne vazhdim qe nga Pensilvania lindore deri ne jug-perëndim te Mein. Shkollat jane mbyllur, ndërsa shume fluturime jane anuluar.

 

Stuhia me erëra mbi 100 km ne ore ka shkaktuar probleme te mëdha edhe ne qarkullim, ndërsa shume zona kane mbetur pa energji elektrike. Ne shtetin e Uiskonsin disa te moshuar kane humbur jeten ne incidente te ndryshme.

 

Sipas autoriteteve, mbi 6800 fluturime u anuluan ne Nju Jork, Uashington, Boston, Baltimor e Filadelfia. Ky përkeqësim i motit ne kete mënyrë te befasishme pas nje muaji shkurt relativisht me temperatura te larta e kohe te mire, nuk ndodhte qe nga viti i largët 1895.

 

 

Shkollat janë mbyllur ne Nju Jork dhe ne disa qytete ne Masacusets dhe Konektikat. Mijëra fluturime jane anuluar, ku me te prekurit ishin aeroportet e Nju Jorkut, Uashingtonit, Bostonit, Baltimores dhe Filadelfias. Paralajmërime janë dhëne edhe per shtetet Mein e Pensilvani. Stuhia Stela pritet te sjelle ere me shpejtësi 100 km/ore dhe banoret ne zonat e rrezikuara janë këshilluar te shmangin lëvizjet ne orët e ardhshme.

 

Per shkak te motit te keq kancelarja gjermane Angela Merkel anuloi udhëtimin e planifikuar drejt SHBA. Ajo do te takohej ketë te marte me presidentin Donald Trump ne Uashington, por e shtyu vizitën dhe do te takohet me te ditën e premte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *