Stuhia godet Evropën dhe SHBA, anulohen qindra fluturime, disa shtete amerikane preken nga moti ekstrem

Gjermania është përfshirë nga reshjet e dëborës, shiu dhe erërat e forta.
Si pasojë Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 fluturime nga 1090 të planifikuara të dielën, për shkak të borës që mbuloi pistat.
Po ashtu, aeroporti i Mynihut ka pasur kufizime, duke mbajtur vetëm një pistë në funksion.
Sakaq një stuhi e madhe e borës, akullit, erërave dhe ulja e temperaturave në Shtetet e Bashkuara kanw vwshtiresuar udhëtimin duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkolla dhe zyra qeveritare në disa shtete.
Bora dhe akulli kanë mbuluar rrugët kryesore në mbarë Kansasin, perëndimin e Nebraskës dhe pjesë të Indianas, ku Garda Kombëtare ka aktivizuar ekipet për të ndihmuar rreth kësaj situate.
Pritet që në këto shtete të bjerë të paktën 20 centimetra dëborë, teksa erërat pritet të arrijnë deri në 72 kilometra në orë.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit.
Për shkak të akullit dhe dëborës janë raportuar të paktëm 135 aksidente rrugore vetëm në Virxhinia, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve të qëndrojnë në shtëpi.
Po ashtu, për shkak të motit është prekur edhe transporti ajror, teksa autoritetet kanë anuluar edhe fluturime.
Stuhia pritet të lëvizë drejt Ohajos dhe temperaturat pritet të arrijnë deri në Florida në jug.
Studimet kanë treguar se ngrohja e shpejt e Arktikut pjesërisht eshte shkak për intensifikimin e vorbullës polare që po zgjeron ndikimin e saj./vizionplus.tv




