Subscribe

Ne qarkun Elbasan ka pasur reshje shiu te vazhdueshme qe prej oreve te para te mbremjes dhe kane qene me intensitet mesatar e te larte.

Emergjencat civile bejne me dije se jane 2 raste nderhyrjesh per normalizimin e situates.

Tek ura e Shkumbinit ne aksin Elbasan-Cerrik nje biznes rrezikonte permbytjen dhe ne fshatin Mjekes, Njesia Shirgjan bashkia Elbasan, nje banese rrezikonte futjen e ujit ne banese.

Ne dy rastet eshte nderhyre nga punonjesit e ASHP dhe MZSH Elbasan. Situata eshte ne monitorim pasi reshjet vazhdojne.

Akset rrugore jane te hapura per qarkullimin e mjeteve por gjate nates ka pasur prani inertesh ne aksin Elbasan-Q.Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese.

Probleme ka pasur edhe sa u takon nderprerjeve te energjise elektrike; konkretisht në Njësinë Rrajce bashkia Prrenjas, Njësia Sterbleve bashkia Librazhd, Njësia Mollas bashkia Cerrik, Njësia Shushice bashkia Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *