Subscribe

Stuhite e eres dhe te shiut qe kane perfshire vendin mbremjen e kesaj te shtune kane bere qe ne shume zona vecanerisht ato periferike te kete mungese te energjise elektrike.

 

Edhe qyteti i Rrogozhines prej dy oresh ka mbetur pa drita teksa punonjesit e OShE jane ne terren per te bere te mundur riparimin e demeve dhe rikthimin e energjise.

 

Mungesa e energjise ka sjelle veshtiresi edhe ne qarkullimin e automjeteve pasi cdo gje eshte ne erresire.

 

Probleme me energjine jane shfaqur mbremjen e te shtunes edhe ne juglindje.

 

Mes zonave me nderprerje energjie edhe Voskopoja turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *