Një stuhi e fortë shiu goditi Bosnjën gjatë natës të së premtes, duke përmbytur vendin.

Si pasojë e përmbytjeve ndërruan jetë të paktën 14 njerëz. Reshjet “pushtuan” disa qytete dhe fshatra në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar pasi rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.

Shirat e dendur dhe erërat e forta u raportuan gjithashtu në Kroacinë fqinje, ku disa rrugë u mbyllën dhe kryeqyteti i Zagrebit u përgatit që lumi i fryrë Sava të dilte nga brigjet e tij.

Erërat e forta kanë penguar trafikun në bregun jugor të detit Adriatik dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kërcënuan disa qytete dhe fshatra në Kroaci.

Përmbytje të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm u raportuan edhe në Mal të Zi, në jug të Bosnjës, ku disa fshatra u ndërprenë dhe rrugët dhe shtëpitë u përmbytën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *