Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka mbuluar veriun e Europës. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që nisën pasditen e të shtunës, në Uells kanë bërë që trashësia e dëborës të arrijë 28 centimetra. Sipas metereologëve, moti i keq do të pasojë ditët në vijim dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha në qarkullim.

 

Edhe jugu i Anglisë është përfshirë nga reshjet e mëdha të dëborës, gjë e cila ka sjellë ndërprerjen e udhëtimeve me avion, me trena si dhe udhëtimet në autostrada.

 

Sipas autoriteteve, temperaturat mund të arrijnë nivelet më të ulëta, nga -10C në disa pjesë të Skocisë dhe Uellsit, deri në -14 grade.

 

Autoritetet i bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të rënda të marrin masat e nevojshme, me ushqime dhe veshmbathje, por edhe medikamente dhe mjete të tjera në rast të bllokimit të rrugëve, pasi shumë autostrada janë të mbuluara nga bora.

 

Forcat e policisë lokale iu kërkuan banorëve ne Britani të udhëtojnë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

 

Stuhia e dëborës e quajtur Carolina, ka prekur edhe një pjesë të Gjermanisë veriore ku ka patur problem me linjat e fluturimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *