Prej ditësh bora ka shkaktuar një kaos të vërtete me trafikun ne rrugët e Kroacisë. Lartësia e saj arriti deri ne 70 cm , ndërsa qindra drejtues automjetesh mbetën të bllokuar në një nga autostradat më të mëdha të vendit.

 

Anëtarë të Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor janë në terren dhe po iu vijnë në ndihmë udhëtarëve të bllokuar prej sasisë së madhe të dëborës, që vazhdon të bjerë në disa rajone malore.

 

Reshjet shkaktuan probleme edhe në pjesën më të madhe të Bosnjë-Hercegovinës. Trafiku ishte jashtëzakonisht i ngadaltë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të kenë kujdes maksimal.

Nga ana tjetër, zonat bregdetare po përballen me shira të rrëmbyeshëm. Moti i keq ndaloi gjithashtu linjat e trageteve që lidhin bregdetin Kroat me ishujt në Adriatik.

 

Përveç Kroacisë Metereologët në Britaninë e Madhe paralajmërojnë për ngrica e stuhi bore në mars.

 

Ekspertët thanë se pritet një ulje e menjëhershme e temperaturave, reshje dëbore dhe erëra të forta në të gjithë vendin. Alarmi erdhi pasi dy net më parë qielli në Britani ofroi spektakel me ato që njihen si Dritat e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *