E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Stuhi dëbore dhe shi, si do të jetë moti gjatë javës

Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtaraka, ditën e hënë dhë të marti mot do të jetë i vranët, ndërsa do të ketë intervale kthjellimi.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Reklamë

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.Dita e mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpasherëshme.

Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me inetnsitet të ulët në relievet malore.Ditët e enjte dhe të premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatar./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë