Pothuajse një e treta e termocentraleve bërthamore në Evropë varen nga Rusia, dhe në veçanti nga kompania shtetërore Rosatom, ndaj së cilës BE nuk ka vendosur sanksione financiare për shkak të pozicionit të saj të rëndësishëm në lidhje me furnizimin me uranium të pasuruar. Këtë e thekson Teva Meyer, studiuese në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike, po ashtueksperte në gjeopolitikën e energjisë bërthamore.

Siç vëren ajo në gazetën La Tribune, pavarësisht zhvendosjes së Evropës drejt gazit natyror të lëngshëm (LNG), heqja e peshës strategjike të Rusisë në fuqinë bërthamore evropiane do të marrë shumë kohë. Në të njëjtën kohë, ajo thekson se edhe nëse kompanitë evropiane Orano dhe Urenco rrisin kapacitetin e tyre, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi Rosatom ka monopolin në prodhimin e karburantit bërthamor të destinuar për një flotë reaktorësh të projektuar nga Rusia, të cilët janë duke u zhvilluar në Evropën Qendrore.

Për më tepër, siç thekson ajo, varësia nga Moska nuk ndalet vetëm në pasurimin e uraniumit natyror, por edhe në sektorin e karburanteve, ku Evropa nuk mund ta shndërrojë uraniumin e pasuruar në oksid uraniumi, në mënyrë që të formohen cilindra të vegjël të quajtur pelet./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *