E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studimi/ Vaksina Pfizer “neutralizon” variantin brazilian të COVID

Sipas një studim laboratorik, vaksina Pfizer-BioNTech është në gjendje të luftojë një variant të ri të Covid-19 të identifikuar për herë të parë në Brazil.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën shkencore New England Journal of Medicine.

Shkencëtarët në firmën Pfizer dhe Universitetin e Teksasit morën gjak nga persona që kishin bërë vaksinën dhe e përzien atë me një version të përpunuar të mutacionit, të quajtur P.1. Ata arritën në përfundimin se vaksina ishte aq e efektshme kundër variantit brazilian sa ishte kundër versioneve të tjera.

Studime të tjera treguan se vaksina Pfizer-Biontech është efektive kundër varianteve të tjera të koronavirus, të cilat u zbuluan fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Vazhdo të lexosh