Studimi / Thinjat, “sinjali” i trupit se mund të vuani nga zemra

Thinjat tregojnë se trupi juaj ka një probabilitet më të madh për tu goditur nga një atak kardiak, pavarësisht moshës së personit.
Ky është konkluzioni i fundit i një studimi të prezantuar në Malaga të Spanjës, gjatë kongresit të përvitshëm të Shoqatës Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare, pjesë e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
Sipas këtij studimi flokët ngjyrë gri, ose siç njihen në zhargonin e përditshëm, thinjat, janë njëfarë “spiunësh dermatologjik” që tregojnë se rreziku i pacientit është shumë më i lartë krahasuar me personat që nuk kanë thinjat.
Ky rrezik, tregojnë studiuesit, mbetet shumë i lartë pavarësisht moshës apo gjinisë së pacientit.
Studimi i Universitetit të Kairos tregon se të gjithë personat me thinja duhet të jenë nën alarm dhe të kontrollojnë zemrën dhe arteriet.
Ky element pritet t’i shtohet listës për faktorët e riskut për sëmundjet koronare.




