Më shumë se gjysma e fëmijëve nën moshën pesë vjeç të helmuar nga pilula me recetë i gëlltiti ato pasi një i rritur i la në një vend të pasigurt. Ilaçet që konsumojnë më së shumti të vegjlit janë ato për diabetin dhe për sëmundjet kardiake.

 

Kjo është gjetja shqetësuese nga një studim i ri, i botuar në gazetën “Pediatria”, që analizoi 4.496 thirrje për helmim në një periudhë prej tetë muajsh në 2017.

 

Studimi zbuloi se prindërit apo gjyshërit marrin medikamentet e tyre, i vendosin ato në vende ku mund t’i gjejnë me lehtësi. Por ata po kontribuojnë pa dashje në rreth 50,000 vizita në urgjencë të fëmijëve çdo vit që gëlltisin pilula të rrezikshme kur të rriturit nuk janë duke ju kushtuar vëmendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *