Bokse apo mbathje normale? Burrat që zgjedhin bokse kanë numër më të lartë të spermës sesa ata që preferojnë të brendshme të tjera. Në këtë përfundim u arrit pas një studimi për të provuar lidhjen mes të brendshme dhe prodhimit të spermës tek meshkujt.
Pjesë e studimit, të zhvilluar në Massachusetts, u bënë 656 burra të moshës 18 deri në 56 vjeç. Studiuesit i pritën pjesëmarrësit në spital dhe mblodhën spermë dhe mostra gjaku. Ata i pyetën burrat se çfarë lloj të mbathurash përdornin. Më shumë se gjysma e tyre u përgjigjën e veshin bokse.
Studiuesit zbuluan se burrat që veshin bokse kishin 25% përqendrim më të lartë të spermës se ata që përdornin të brendshme të tjera. Po ashtu, te ky grup meshkujsh u konstatua një lëvizje më e madhe spermatozoidesh, të cilët arrinin të fekondonin një vezë tek femrat.
Arsyeja e mundshme për këtë, sipas studiuesve, mund të jetë se veshjet e ngushta ngrenë temperaturën e testikujve.