Mjekët kërkojnë që meshkujt të lejohen të dhurojnë spermë pas vdekjes.
Një studim i botuar në gazetën “Etika mjekësore” sugjeroi që burrave t’u jepet mundësia që të regjistrohen për të dhuruar spermën e tyre pas vdekjes për përdorim nga të huajt.
Studiuesit theksojnë se nëse kjo gjë lejohet nga ana morale, atëherë do të zgjidheshin probleme me mungesën e dhuruesve të gjallë në Britaninë e Madhe.
Autorët Dr. Nathan Hodson nga Universiteti i Leicester dhe Dr. Joshua Parker nga Spitali Wythenshave i Mançesterit sqaruan se procedura e dhurimit të spermës do të ishte e ngjashme me atë të dhurimit të organeve. Sipas tyre, diçka e tillë mund të arrihet përmes ndërhyrjeve kirurgjikale.