Instagram është vënë në qendër të vëmendjes pasi studiuesit gjetën se aplikacioni shtyn fotot gjysmë të zhveshura në krye të postimeve për përdoruesit.

Një hetim nga grupi gjerman Algorithm Watch zbuloi se Instagram u jep përparësi fotove të burrave dhe grave të veshur lehtshëm.

Studiuesit analizuan 2.400 fotografi në Instagram, duke arritur në përfundimin se fotot gjysmë nudo kanë deri në 54 përqind më shumë të ngjarë të shfaqen tek përdoruesit.

Ekipi shpjegoi gjetjet e tyre në një postim në blog të publikuar të hënën, duke ngjallur kritika në mediat sociale.

“Nga 2,400 fotografi që krijuesit e përmbajtjes i postuan, 362 (21%) treguan burra me gjoks të zhveshur, ose gra me bikini ose të brendshmet”, tha Algorithm Watch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *