Një buqetë me lule për një mik të sëmurë, apo në rast gëzimi mund të jetë një dhuratë universale, por ky gjesti që të ngroh zemrën është në fakt më i dobishëm se sa mendoni. E dimë se mund t’ju duket befasuese, por lulet e bukura dhe erëmirë kanë mund të kenë disa efekte serioze pozitive për shëndetin tonë.

Shoqëria Amerikane për Shkencën e Hortikulturës ka kryer një studim që vlerëson nëse bimët kanë ndikime terapeutike tek pacientët që u janë nënshtruar një trajtimi mjekësor dhe rezultatet janë shokuese. Nëntëdhjetë pacientë u ndanë në dhoma ose me bimë ose pa bimë!

Sipas studimit, ata që ishin të ekspozuar ndaj luleve kishin presionin e ulët të gjakut dhe rrahje më normale të zemrës, dhimbje më të pakta dhe ndjesitë e ankthit apo lodhjes ishin zbejur me kalimin e ditëve.

Gjetjet nga ky hulumtim në të vërtetë sugjerojnë se lule duhet të jenë “mjekësi plotësuese” për shërimin e pacientëve dhe efekti i tyre nuk zëvendëson trajtimet e specializura.

Sipas një studimi tjetër publikuar në Complementary Therapies In Medicine, buqetat e luleve me të vërtetë mund të na bëjnë të ndihemi më pak të stresuar. Një arsye e mirë për të mbajtur lule në tryezën e punës apo në shtëpi!/Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *