Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Studimi: Bërja e thonjve te estetistja na redukton ankthin dhe na relakson, ja arsyeja

7 Nëntor 09:52

Kërkimet kanë treguar se shkuarja te manikyristja sjell relaksim dhe eufori dhe redukton ankthin. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që këto efekte vijnë nga kimikatet e trurit që çlirohen kur biem në kontakt me prekjen e njeriut.

 

Por zbulimet e reja duket se tregojnë se përfitimet shëndetësore janë për shkak të diçkaje krejtësisht të ndryshme. Në fakt është rezultat i “vetëzbulimit sipërfaqësor”, i njohur ndryshe si biseda e çlirët që ke në sallonin e thonjve, sipas një studimi të ri.

 

Studiuesit nga dy universitete në Japoni anketuan 500 gra për të zbuluar efektet psikologjike të rregullimit të thonjve. Rreth 300 gra shkonin rregullisht në një sallon, dhe pjesa tjetër i rregullonin thonjtë në shtëpi, ose fare.

 

Më pas, pjesëmarrëset vlerësuan shkallën në të cilën përjetuan emocione të ndryshme gjatë një seance për bërjen e thonjve në një shkallë katërpikëshe nga “fare” në “jashtë mase”. Gratë që shkonin për manikyr u pyetën edhe për përmbajtjen dhe cilësinë e bisedave të tyre me manikyristët dhe klientët e tjerë. Rezultatet treguan se ato që rregulluan thonjtë në një sallon përjetuan emocione dukshëm më pozitive si relaksimi, krahasuar me ato që e bënin vetë në shtëpi. Tema e bisedës me të tjerët gjatë bërjes së thonjve ndikoi në humorin e pjesëmarrësve.

 

Vetëzbulimi sipërfaqësor, të cilin studiuesit e përkufizuan si diskutime për pasionet dhe jetën e përditshme, u shoqërua me rritje të emocioneve pozitive, por vetëzbulimi më i thellë, që kishte të bënte me tiparet negative të personalitetit dhe vështirësitë e jetës, kishte një ndikim negativ në disa rezultate psikologjike.

Autori i studimit Atsushi Kawakubo, një profesor i asociuar në Universitetin Saitama Gakuen, tha për PsyPost: “Hulumtimi ynë tregon se trajtimi i thonjve në sallon, i shoqëruar me një vetëzbulim të lehtë, mund të japë një nxitje pozitive për gjendjen psikologjike të dikujt. “Kjo praktikë ofron një mënyrë të prekshme për individët për të promovuar mirëqenien e tyre mendore, duke i vënë theksin rëndësisë së kujdesit për veten dhe përfitimet e mundshme të ndarjes së mendimeve personale në një mjedis komod.”

Studiuesit thonë se duhen më shumë kërkime për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme. Në këtë rast, nuk kishte asnjë grup kontrolli dhe të dhënat u raportuan vetë./Living/

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Lifestyle Stres Thonj

Nga e njëjta kategori

Tri shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të marrin vendime

më shumë...

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Ja çfarë tregojnë studimet shkencore

më shumë...

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

më shumë...

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.