Një studim i kryer nga Akademia presidenciale për ekonomi kombëtare dhe administratë publike të Rusisë tregon se mbi 1/5 e popullsisë në këtë vend jeton në varfëri.

 

Studimi sqaron se kjo pjesë e popullsisë, afërsisht 21% tregon se nuk janë në gjendje të blejnë diçka përtej produkteve bazë për mbijetesë.

 

Ndërkohe sa I takon pjesës së tjetër të popullsisë studimi vëren se 28 % janë pjesë e asaj që cilësohet “zonë e rehatshme”.

 

Ndryshe nga studimi, vetë shteti rus bëri të ditur se shkalla e varfërisë në vitin 2017 ishte 13.2%, të dhëna këto të marra nga Sherbimi I Statistikave I Rusisë. KJo do të thotë se më shumë se 19 milion rus marrin më pak se 148 dollarë në muaj. Presidenti Putin eshte zotuar ta zbuse kete fenomen deri ne fund te mandatit./R.E.L

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *