Viti 2022 shënoi një rritje të konsiderueshme të kostos së jetës në thuajse gjithë botën, si pasojë e periudhës post-pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Economist Intelligence Unit (EIU) ka kryer një studim dhe tregon 10 vendet me koston më të lartë të jetesës.

 

Economist Intelligence Unit (EIU) që krahason koston e jetesës në qytete të ndryshme anembanë botës (Ëorldëide Cost of Living).

 

Konkluzioni i përgjithshëm i hulumtimit është se rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%.

 

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën. ”, thotë shefja e kërkimit në EIU, Upasana Dutt, në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve.

 

Sipas studimit, ky ndikim është i qartë, pasi rritja mesatare e çmimeve në 172 qytetet që janë studiuar është më e madhja në 20 vite.

 

“Rritja e karburantit ka qenë e konsiderueshme (siç ishte vitin e kaluar), por gjithashtu ushqimi, shërbimet komunale dhe mallrat e tjera shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për banorët e qytetit”, thuhet në artikull.

 

Në një vit me kosto të lartë jetese, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

 

 

10  qytetet më të  shtrenjta në botë për Economist Intelligence Unit:

 

Nju Jork dhe Singapori

 

Tel Aviv

 

Hong Kongu dhe Los Anxhelosi

 

6- Cyrih

 

7- Gjenevë

 

8- San Francisko

 

9- Paris

 

10- Kopenhagen

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *