Studentja shqiptare në Londër, Oriada Gashi, në një lidhje me skype me emisionin “Quo Vadis”, u shpreh se në fakultetin ku ajo studion në britani, studentët nuk detyrohen të vaksinohen, ndryshe nga ç’ndodh në Shqipëri.

 

Po ashtu, edhe përdorimi i maskës anticovid varet nga dëshira e studentëve.

 

“Nuk ka asnjë ligj që të dëtyrojë studentët apo një grup tjetër të bëjnë një vaksinim të detyrueshëm. Maskat nuk janë të detyruara, këshillohet që të mbahen. Në fakultetin ku unë jam, nuk ëshët e detyruara. Shumica e studentëve dhe e stafit pedagogjik nuk mbajnë maskë. Testi i shpejt sigurohet falas nga universiteti ose mjeku i përgjithshëm. Unë jam vaksinuar, e mora këtë vendim sepse m’u duk vendim i drejtë. Për shkak të një popullsie dhe densiteti të madh si Londra, më bëri që të merrja këtë vendim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *