Që princ Harry është kokë e këmbë i dashuruar me Meghan Markle, kjo nuk do as mend e as kalem. Ish-beqari më i kërkuar i familjes mbretërore ia doli mbanë të sfidonte të gjitha paragjykimet duke çuar në altar një grua të divorcuar dhe që nuk gëzonte asnjë titull fisnik, si dhe ka treguar në më shumë se qindra raste se është mbështetësi kryesor i saj.

 

Çifti i dukëve të Sussex-it shfaqin herë pas here gjeste afeksioni në publik. Një përkëdhelje e vogël apo një dorë mbi sup janë nga ato gjëra që i shohim rrallë tek William dhe Kate, ndërsa Meghan dhe Harry i kanë pjesë të pandashme të daljeve të tyre publike. Por pavarësisht se të dy janë lumturisht të martuar e dashuruar, duket se ka akoma nga ato vajza që e ”provojnë” me babin e Archie-t.

 

Së fundmi, ai ndodhet në Tokyo për të ndjekur nga afër Kampionatin Botëror të rugby-t.  Gjatë vizitave të ndryshme zyrtare, 35 vjeçari ai ka takuar fansa të shumtë japonezë, studentët me aftësi të veçanta, madje ishte pjesmarrës edhe në ndeshjen Japoni-Angli, ku u përball edhe me një ngacmim nga një studente japoneze që i tha se ishte shumë i pashëm dhe se e kishte ëndërruar gjithmonë. I ndjerë në siklet, Harry i tregoi me shaka unazën e tij për t’ja bërë të qartë që tashmë është i martuar. Të gjithë e kanë marrë me sportivitet këtë moment, ndërsa lajmi në media u përhap me shpejtësi të madhe./ LIVING

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *