Një 19 vjeçar shqiptar dhe një 21 vjeçar grek dyshohet se janë autorët e vrasjes së studentes greke, Eleni Tofaloudi.

 

Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë dëshmuar në polici dhe kanë pranuar krimin.

 

Dy autorët e kishin marrë 21 vjeçaren në shtëpi dhe I kishin kërkuar asaj favore seksuale. Por mospranimi i kërkesës nga 21 vjeçarja greke, bëri që dy të rinjtë të ushtrojnë dhunë ndaj saj.

 

Sipas autoriteteve greke të rinjtë e kanë goditur 21 vjeçaren me sende të forta në kokë dhe më pas e kanë hedhur atë në det.

 

Dy të akuzuarit, gjatë dëshmisë në polici po I hedhin fajin njëri-tjetrit.

 

Trupi i 21-vjeçares u gjetë në 28 nëntor në ishullin e Rodos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *