Kryministri Edi Rama ka qënë I pranishëm në auditoret e Universitetit Bujqësor në Kamëz për të diskutuar me pedagogë dhe studentë në lidhje me problematika të Arsimit të Lartë.

 

 

Në kulmin e protestes studentore për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, nuk kanë munguar edhe replikat në këtë mbledhje mes Ramës dhe një studenteje.

 

 

Kjo e fundit tha se do të largohej nga takimi pasi paraprakisht ishin njoftuar se do të kishin takim me rektorin dhe jo me kryeministrin.

 

 

 

Por Rama teksa mori fjalën pas vajzës iu drejtua:

 

 

“Si do të dëgjosh nëse ikën.Kam ardhur tiu degjoj sepse keni 15 dite qe bertisni e nuk flisni. Me thoni cfare keni?Duhet te ulemi te flasim pasi rrezikoni te humbisni dicka qe e keni krijuar vete. Është hera e parë që studentet refuzojnë dialogun dhe më duhet tiu them që jeni shumë larg studenteve të 1990. Unë e di që ka shumë probleme, madje nga ato që thanë studentet këtu tek Bujqesori dolën 5 probleme që nuk kanë të bëjnë fare me 8 pikat e kërkuara nga studentet e tjerë në proteste. Kjo konfirmon atë që kam thënë unë, që Universitetet kanë më shumë se 8 probleme, prandaj është jetike të ulemi të flasim”.

 

 

 Pavarësisht këtij sqarimi, studentja ka kërkuar sërish të marrë fjalën por Rama nuk ia ka dhënë këtë mundësi duke pohuar se në takim duhet të flasin të gjithë jo vetëm një student. Kjo ka bërë që studetja që replikoi me Ramën të largohej nga mbledhja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *