Tre muaj nga protestat e mëdha, studentet do të kthehen sërish në rrugë për të protestuar.

Ata pretendojnë se tetë kërkesat e tyre të para disa muajve nuk janë plotësuar ose me to është bërë shoë.

Por pas mbledhjes se këshillave studentore  në Korcë, te rinjtë kane vendosur te shtojnë edhe pika te tjera.

Anëtarët e Këshillit Studentor ne çdo Universitet kane hartuar pika të ndryshme te cilat do t’ia paraqesin qeverise ne protestën e te mërkurës.
Studentet pritet të mblidhen në orën 12:00 para Ministrise se Arsimit.

Ndërkohe zv/ministri Arsimit Redi Shtino thotë për Vizion Plus se qeveria është duke i plotësuar te gjithë kërkesat e studenteve ndaj edhe paralajmërimi i tyre për protesta është i pakuptimte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *