Subscribe

Studentët kanë rinisur sërisht protestat këtë të hënë në lidhje me 8 kërkesat e tyre.

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar para festave studentët u mblodhen fillimisht para fakulteteve dhe me pas dolen në protestë para Kryeministrisë duke mos pranuar zgjidhjen e dhënë nga ana e kryeministrit Rama.

 

Mbrëmjen e të dielës ata u mblodhën në Qytetin Studenti dhe diskutuan në lidhje me vijimin e protestës.

 

Ata nuk e kanë pranuar zgjidhjen e dhënë prej kryeministrit, pasi sipas të rinjëve kërkesat e tyre duhet të miratohen në Parlament dhe jo me vendim të Këshilllit të Ministrave.

 

Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre per tiu bashkuar protestes se tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *