Subscribe

Ndërsa javën e ardhshme pritet të nisë viti i ri akademik, një pjesë e studentëve nga rrethet janë akomoduar në Tiranë, qoftë në konvikte apo në shtëpi me qera.

 

 

“Në konvikt, sot i kam sjellë rrobat. Kam bërë këtë zgjedhje sepse më duket vend më i sigurt.”

 

“Rri në shtëpi me shoqet, sepse ata që kanë qëndruar në konvikt më kanë thënë që s’ka kushte të mira.”

 

Drejtoresha e konvikteve në Qytetin Studenti, sqaron se ka afro 450 vende të lira për ata studentë, të cilët nuk janë regjistruar ende.

 

ANILA SHEHU

DREJTUESE E KONVIKTEVE QS

“Kapaciteti i konvikteve në Qytetin Studenti” është 4000 vende, deri tani janë regjistruar pjesa më e madhe afro 3550 studentë.”

 

Shehu rekomandon që të rinjtë  të cilët zgjedhin akomodimin në këto godina studentore të jenë të vaksinuar, por sqaron se ky nuk është kusht për regjistrimin.

 

ANILA SHEHU

DREJTUESE E KONVIKTEVE QS

 “Do ftoja të gjithë studentët që përpara se të vijnë për t’u regjistruar të vaksinohen për të mirën e të gjithëve pasi ky është një komunitet dhe një i pavaksinuar mund të rrezikojë tjetërin dhe veten.”

 

Nga ana tjetër, ndonëse janë me besimin se ky vit i ri mësimor do të jetë më i mbarë se ai që kaloi e u mbyll online, studentët shprehen të dyzuar mbi vaksinimin, si masë detyruese për marrjen pjesë në auditor.

 

 “Nuk e di nëse do e bëj, e kam me frikë, por nqs do duhet o të bëhet o s’ka do e bëj.”

 

“Jam skeptike, do e bëj se s’kam zgjidhje tjetër.”

 

Viti i ri akademik nis më 18 tetor, ndërsa ka ende pikëpyetje se si do të veprohet me studentët të cilët nuk kanë marrë ende asnjë dozë. Më herët drejtues të fakulteteve kanë konfirmuar se ditën e parë do të futen vetëm të rinjtë që kanë paraqitur certifikatën vaksinale dhe ata që janë në pritje të marrjes së dozës së dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *