Subscribe

Një pasqyrë, rrethuar me tela e gjemba krijoi një pamje të pazakontë në Galerinë e Universitetit të Arteve, duke tërhequr kalimtarë e turistë.

 

Ata që kalojnë pasqyrën ftohen nga artistët e rinj të gjejnë pak nga vetja. Në një mur të galerisë mund të lësh gjurmën tënde. Dhe shenjat aty janë shumë ndërsa bëhej gati hapja e ekspozitës.

 

Ajo që këtë vit bie në sy janë veprat që përmbajë video, audio dhe elementin që mund të preket.

 

Pedagogët dhe kuratorët e kësaj ekspozite nuk e kanë pasur të thjeshtë përzgjedhjen, pasi studentët kanë prezantuar këtë vit edhe më shumë se 2 projekte.

 

Kjo është ekspozita e fundit e studentëve në Universitetin e Arteve. Janë më të mirat punime të vlerësuara nga pedagogët, përgjatë gjithë vitit dhe nga sot, ekspozita do te jete e hapur dy javë për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *