Subscribe

Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve për ti mbështetur me 100 euro në muaj për të përballuar jetesën.

 

Pasi i njohën me përgjigjen negative ata u shprehen se do ti rikthehen protestave.

 

STUDENTE

 

“Do e diskutojmë dhe me studentë do nisin pyetësor e peticione të tjera dhe nëse studentët dëshirojnë që të protestojnë, ne do të dalim sikurse kemi dalë gjithmonë para Ministrisë së Arsimit, edhe para kryeministrisë. Kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë dhe mos të jetojë në Shqipëri, sepse nuk po i mbështesin as me 100 euro për të përballuar kostot e jetesës sepse nuk mund të pasurohet një student me shumën 100 euro”.

 

Studentët thane se mbështesin protestën e pedagogëve te cilëve  u kanë propozuar të dalin në një kauzë të përbashkët, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

 

STUDENTE

 

 “I kemi propozuar pedagogëve të dalim në një kauzë të përbashkët të dalim përpara Kryeministrisë, dhe nuk kemi pasur përgjigje. Ne jemi të rinj dimë vetëm revoltën dhe të jo të bëjmë bisedime”

 

Në muajin shtator studentët dorëzuan në Kryeministri dhe ministrisë së Arsimit një peticion me shume se 6 mijë firma, ku kërkonin mbështetje financiare argumentin se nuk mund të përballonin dot jetesën për shkak të rritjes se kostove nga kriza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *