E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Studentët nuk tërhiqen, protestojnë sot para Parlamentit

Pas një periudhe dy javore në ngujim, studentët kanë paralajmëruar se këtë të enjte do të dalin në protestë.

 

Edhe pse prej dy javësh, studentët kanë qenë të përçarë pasi kanë mbajtur qëndrime të ndryshme sa I takon çështjes së bojkotit, sot ata kanë paralajmëruar se do marshojnë në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave.

 

Reklamë

Sipas njoftimevet të bërë në mediat sociale, të rintjë do të mblidhen fillimisht para godianve të fakulteteve rreth orës 8:30 dhe më pas në orën 10:00 do të marshojnë drejt Parlamentit.

 

Ende nuk dihet nëse do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish apo jo pasi prej disa ditësh kemi parë vetëm një grup të rinjsh që protestojnë në godinat e fakulteteve ndërsa pjesa më e madhe është kthyer në auditorë.

 

Nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve në revoltë janë ngritur edhe pedagogët, të cilët janë shprehur se Ligji I Arsimit të Lartë duhet të rrëzohet pasi autonomia e universitetit dhe liritë akademike po vihen në pikëpyetje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë