Studentët në të ftohtë dhe pa ushqime, ngujohet edhe Mjekësia
Studentët kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar në fakultete edhe këtë të dielë. Një grup studentësh nga radhët Ekonomikut dhe Inxhinerisë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë kaluar natën në ambientet e fakulteteve.
Ata vijojën të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave ndërsa kanë bërë të ditur se bojkoti do të vazhdojë.
Në orën 18:00 të kësaj të diele ata do të zhvillojnë një mbledhje për të caktuar dhe se kush do të jetë hapi I tyre I radhës, ndërsa është lajmëruar se po në këtë orë do të nisin ngujimin dhe studentët e mjekësisë.
Por nga ana tjetër, studentët kanë denoncuar rojet e policisë private se kanë mbyllur dyert tek fakulteti Ekonomik dhe ai I Inxhinierisë duke mos lënë studentet e ngujuar që të marrin ushqime apo dhe ata që kanë dashur që t’u bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre që janë ngujuar.




