Subscribe

Një grup studentësh të fakultetit ekonomik, protestuan këtë të enjte për tarifat shkollore.  Kërkesa e tyre kryesore ishte përgjysmimi i pagesës  për vitin akademik 2019-2020 për studimet e nivelit të dytë “Master”.

Sipas tyre, tërmeti i vitit të shkuar dhe situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, i mbajti larg auditoreve.

Të rinjtë thonë se pagesat janë të papërballueshme, për shkak të vështirëve ekonomike.

 

 

 “MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim.

 


Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë”.

 

 

Studentët i kanë depozituar kërkesat në Ministrinë e Arsimit dhe Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës, këtë të mërkurë.

Nga ministria nuk ka ende një përgjigje, ndërkohë Bordi ka njoftuar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave në vazhdim.

 

“MAS ka vendimmarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm”.

 

Studentët lanë afat 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre. Ata paralajmëruan vijimin e protestave, ndërkohë që u bënë thirrje moshatarëve për të bojkotuar pagesën e tarifës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *