Subscribe

Kosova vijon të mbetet një nga vendet me kufizimet më strikte në Europë.

Vendimi i fundit i qeverisë nuk bëri asnjë lëshim në masat e ndërmarra për shkak të pandemisë, tashmë fasha orare 23:30 deri në 05:00 është vendosur në të gjithë vendin. Ndërsa viti i ri akademik nuk do të fillojë më 1 tetor për studentët e vitit të parë, por vetëm për studentët e viteve vijuese, kjo sepse ende nuk ka përfunduar procedura e regjistrimit të studentëve të rinj ne Universitetin më të madh publik, ate të Prishtinës.

 

HYSEN BYTYQI

UNIVERSITETI “HASAN PRISHTINA”

 

 “Për shkak të pandemisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shtyrë mbajtjen e Testit të Maturës që është mbajtur këtë vit me 29 gusht dhe formula e regjistrimit të studentëve tek ne është 30 përqind e pikëve vijnë nga Testi i Maturës. Kështu që, një gjë të tillë ne s’kemi mundur në asnjë mënyrë ta organizojmë. Si pasojë e kësaj ka ardhur deri tek vonesat të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Kosovë janë vonuar me fillimin e vitit akademik, i cili me ligj duhet të fillonte me datë 1 tetor”.

 

Megjithatë, më 1 tetor do të fillojë viti akademik për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, por mësimi do të jetë i kombinuar. Provimet do të zhvillohen në ambientet e fakulteteve.

 

“Më datë 1 tetor përsëri fillohet nëpër njësi akademike në vitet e tjera, pra për vitin e parë jo, bachelor gjithsesi nuk do të ketë vit të parë me 1 tetor edhe për master e doktoratë. Është një pajtueshmëri e përgjithshme, një diskutim i gjatë i cili është realizuar në senat dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, mësimi kryesisht do  të vazhdojë të zhvillohet online.”

 

Kjo cështje ka nxitur debat në Kosovë pasi akademikët ngrejnë shqetësimin se jo të gjitha programet mësimore mund të zhvillohen online. Ata shprehen se mësimi fizik nuk mund të zëvendësohet dhe kjo do të sjellë pasoja të tjera tek studentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *