Subscribe

Në ditën e dytë të protestës, studentët bënë thirrje për bojkotimin e mësimit online.

 

Ata u shprehën se procesi ka disa vështirësi, veçanërisht për degët praktike dhe kërkuan kthimin në auditor.

 

 

Studentët

 

“Unë jam në vitin e parë, studente e mjekësisë. E kam jashtëzakonisht të vështirë procesin online.”

 

 

“Mësimi online nuk ka rezultuar efektiv se ne e kemi provuar, kur ra tërmeti, ku ra pandemia, tani po e provojmë për herë të tretë. Ndërkohë ka studentë që nuk kanë internetin, s’kanë pajise.”

 

Protesta e të rinjve u mbështet edhe nga pedagogët të cilët pranuan mangësitë e mësimit në distancë dhe kundërshtuan vendimin e komitetit të ekspertëve.

 

Pedagoget

 

“Unë kam komunikim të vazhdueshëm me studentët e mi. Unë s’kam vetëm studentë nga Tirana, kam edhe nga rrethet, madje kam studentët nga zona ku nuk ka valë, ejo më internet.”

 

Grumbullimi i studentëve shkaktoi edhe ndërhyrjen e policisë, e cila tentoi t’i shpërndajë tubuesit.

 

Dy përfaqësues u futën në ministrinë e arsimit për të dorëzuar peticionin me kërkesat e studentëve. Ndërkaq të rinjtë paralajmëruan vijimin e protestave deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *