Subscribe

Pas katër javësh bojkot të procesit mësimor, studentët e Mjekësisë së Përgjithshme i kthehen auditorëve.

 

Një përfaqësi e të rinjve diskutuan për rreth dy orë me rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ku edhe ranë dakord që të mos detyrohen të zgjedhin mes kontratës dhe pagesës derisa të ketë një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

 

DEA GURI

STUDENTE E MJEKESISE

 

“Ne morëm një garanci nga rektori ku na thotë që do e zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme, mos ketë penalitete apo ngërç për studentët deri në daljen e vendimit të gjykatës.”

 

MARIO RABIAJ

STUDENT I MJEKESISE

 

“Nuk do të ketë asnjë nënshkrim kontrate ose do të gjendet një mënyrë ligjore që studentët të jenë të mbrojtur deri në daljen e një vendimi nga gjykata Kushtetuese.”

 

Pak ditë më parë mjekët e ardhshëm ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për trajtimin e veçantë të tyre, duke argumentuar se iu cenon të drejtat dhe liritë.

 

Të rinjtë shprehen se nuk ka asnjë situatë emergjence në vend që detyron vendimmarrjen detyruese kundrejt tyre, ndërsa kërkojnë nga Ministria e Arsimit një përballje për të diskutuar, sipas tyre, zgjidhje afatgjata dhe efektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *