E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Studentët korçarë drekë bamirësie për të moshuarit

Në kuadrin e “Marketingut Social”, studentët e dy Programeve të Studimit: Administrim Biznesi në Marketing dhe Administrim Biznesi në Turizëm, në Universitetin e Korçës së bashku me Pedagogët e Departamentit Marketing – Turizëm, zhvilluan këtë të mërkurë një aktivitet bamirësie.

 

Çdo moshë meriton gëzim dhe respekt. Studentët përzgjodhën të moshuarit,për t’u ofruar atyre një drekë, një vakt të ngrohtë dhe një mjedis të gëzuar. Nëpërmjet solidarizimit human, ata shprehën ndjenjat e tyre njerëzore, por edhe respektin ndaj këtyre njerëzve, për kontributin e tyre në jetën tonë dhe në shoqëri.

 

Reklamë

Harmonia midis brezave është mesazhi më i mirë, që këta studentë i përcjellin sot shoqërisë.

 

“Të bëjmë diçka të vogël, por me zemër të madhe” (Nënë Tereza), ishte motoja dhe kontributi personal i studentëve dhe pedagogëve që bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë