Subscribe

Një pjesë e studentëve të Universitetit të Tiranës kanë kërkuar reduktimin e tarifës  për vitin akademik 2020-2021.

 

Ata arsyetojnë se një pjesë e pagesës vjetore që duhet t’i tarifojnë universitetit, për shpenzimet e godinave të fakulteteve, nuk janë përdorur gjatë këtij viti.

“ESMERALDA MURATI

STUDENTE E DREJTESISE, MASTER

Padyshim çështja e reduktimit duhet t’i përgjigjet situatës, përsa kohë ne po përpiqemi të përshtatemi me situatën në këtë lloj mënyrë dhe duke qenë se kjo ka rezultuar jo efektive, duhet padyshim që edhe tarifat të mos jenë po të njëjta dhe të bëhet përgjysmimi, duke qenë se jo të gjitha shërbimet po ndahen, dhe studentët nuk po përfitojnë nga shërbimet që universiteti ka për qëllim t’i japë.”

 

“AGRED TAFAJ

STUDENT I DREJTESISE, MASTER

Supozohet që shkon jo vetëm për shërbimin ndaj studentëve, por edhe për edukimin, edhe mundësimin e praktikave, pra tarifa supozohet të mbulojë të gjitha kostot edukative të mësimdhënies, sigurisht për plotësimin e nevojave të studentëve, por deri më tani, nqs ne kemi disa kosto mirëmbajtje të godinave apo elektriciteti apo ngrohje, kush po i realizon këto kosto, se ne jo. Deri më tani kemi thënë përgjysmimin e tarifës prandaj ajo që kërkojmë është të ulet me aq sa është e mundur gjithmonë brenda kornizave të logjikës përsa i përket funksioneve që ne mund të ushtrojmë tashmë brenda fakultetit.”

Nga ana tjetër, ky pretendim i studentëve është mbështetur edhe nga pedagogët, pavarësisht se sipas tyre kjo mund të sjellë probleme financiare për universitetin.

“ERVIN GOCI

PEDAGOG

Kam parë disa kërkesa nga disa grupime, në thelb më duken të gjitha të drejta, të cilat janë të artikuluara në formë ankese dhe jo në formë propozimi. Nuk e di sa e realizueshme, se është kollaj të thuash, se sa e realizueshme është për financat e universitetit, se universiteti mund të kalojë në kolaps total duke mos pas asnjë lloj të ardhure duke heq edhe këto. Por më duket absolutisht e arsyeshme që tarifat e studentëve të mos lihen kështu indiferente dhe të patrajtuara dhe të pa logjikuara sikur kjo situatë të mos kishte ardhur kurrë dhe ne nuk jetojmë në gjendje pandemie. Ka një shumicë studentësh që kanë kosto të shtuara, një shumicë që nuk po i shfrytëzojnë logjistikën që jep fakulteti normalisht.”

Pedagogët vene ne dukje edhe faktin që ky vit ka qenë më i vështirë ekonomikisht për shkak të pandemisë.

“ERVIN GOCI

PEDAGOG

Ka vështirësi të mëdhaja, është kohë krize, është nje moment dhe për t’i ndihmuar dhe unë mendoj që te paketa kundër vështirësive të pandemisë duhet të ishin futur edhe studentët, si njësi sociale që preket, ndoshta nuk preket sa një biznes por normalisht që preket.

Aq më tepër për mënyrën sesi erdhi pasi u vendos në moment të fundit, punë ditësh, për te mos patur mësim në auditore ku një pjesë e madhe kishin bërë investimet e tyre, shtëpitë me qira, praktikisht kishin projektuar jetën në Tiranë.”

Pagesa për dy vitet e studimeve të masterit shkencor pranë fakultetit të drejtësisë është afro 150 mije leke të rinj.

 

Për uljen e tarifave, mijëra studentë të universitetit të Tiranës kanë dërguar më herët peticione pranë ministrisë së arsimit, por nuk kanë marrë ende një përgjigje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *