Subscribe

Konviktet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe pas vendimit të komitetit të ekspertëve për mbylljen e tyre për të paktën një muaj, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë. Një pjesë e studentëve vazhdojnë akomodimin në këto godina, ndërkohë që pjesa më e madhe është larguar në vendlindjet e tyre.

 

Nga ana tjetër, vendimi i Komitetit të Ekspertëve për kalimin e mësimit online ishte i papritur studentëve, të cilët erdhën në Tiranë për t’u përgatitur për Vitin e Ri akademik në fakultet duke marrë edhe shtëpitë me qira.

 

Ndërkaq sipas studentëve, zhvillimi i mësimit nëpërmjet një platforme virtuale vështirëson marrjen e dijeve.

 

Drejtoresha e konvikteve të qytetit studenti e kontaktuar nga Vizion Plus tha se largimi i studentëve po bëhet gradualisht nga dita në ditë, pasi një pjesë e tyre janë të punësuar dhe nuk mund të shkëpusin marrëdhënien me punën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *