Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Ngjarja në Roskovec, vret veten autori Refit Buzi

Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë...

The New York Times: Trump i ofroi Iranit armëpushim,...

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados, Veliaj: Do...

“Divorci i shekullit” në Korenë e Jugut, miliarderi i...

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot”,...

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e...

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në botë e...

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të...

“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur...

Studentët iranianë brohorasin kundër Qeverisë dhe përleshen me forcat e sigurisë në Teheran

22 Shkurt 11:47

Studentët iranianë janë parë duke brohoritur kundër Qeverisë së vendit të tyre dhe duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran, sipas videove në rrjetet sociale dhe raportimeve të tjera.

Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike.

Studentët dëgjoheshin duke brohoritur “Turp, turp”, sipas një videoje të publikuar nga agjencia studentore e lajmeve Khabar-e Daneshjoo dhe gjetkë. Të tjerë shiheshin duke valëvitur flamurin kombëtar iranian.

Një tubim i ngjashëm u raportua në Universitetin e Teknologjisë “Amir Kabir”.

Fars, një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve që është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, raportoi se “një grumbullim i ngjashëm u mbajt në Universitetin e Teheranit me pjesëmarrjen e një numri studentësh”.

Demonstratat përkuan me qindra ceremoni që janë mbajtur në mbarë vendin këtë javë për të përkujtuar njerëzit e vrarë gjatë përplasjeve të mëdha me forcat e sigurisë në janar.

Të paktën 7.000 njerëz u vranë gjatë protestave mbarëkombëtare që shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, megjithëse besohet se numri i vërtetë i viktimave është dukshëm më i lartë.

Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën nga 8 deri më 10 janar, në kulmin e shtypjes së protestave.

Protestat, të cilat janë zbehur prej atëherë, ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Historikisht, ceremonitë përkujtimore shpesh kanë marrë rëndësi politike gjatë periudhave të trazirave në Iran.

Protestat kanë tërhequr vëmendje botërore dhe dënime për shtypjen brutale nga forcat qeveritare.

Amnesty International tha se të paktën 30 iranianë përballen me dënimin me vdekje në lidhje me protestat.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejshme ndaj demonstruesve dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër regjimit.

Trump i dërgoi në rajon dy aeroplanmbajtëse sulmuese, me dhjetëra avionë luftarakë dhe bombardues, ndërsa avionë të tjerë ushtarakë dhe forca mbështetëse janë parë duke fluturuar drejt bazave ajrore në Lindjen e Mesme.

Administrata Trump ka ushtruar gjithashtu trysni mbi Iranin që të pranojë t’i kufizojë programet e tij bërthamore, për të cilat ai këmbëngul se janë të destinuara për qëllime paqësore, civile, si prodhimi i energjisë elektrike.

Uashingtoni, së bashku me Izraelin, e kanë akuzuar Teheranin se synon të ndërtojë armë atomike.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohej trysnisë nga fuqitë botërore.

“Fuqitë botërore po rreshtohen për të na detyruar ta ulim kokën… por ne nuk do ta ulim kokën pavarësisht të gjitha problemeve që ata po na krijojnë”, tha Pezeshkian.

Forcat amerikane dhe izraelite bombarduan disa objekte iraniane që besohet se strehojnë komponentë kyç të infrastrukturës bërthamore të Teheranit. Por, nuk dihet se sa e kishin ngadalësuar bombardimet programin e tij bërthamor.

Trump tha se po shqyrton një sulm të kufizuar ushtarak.

“Mendoj se mund të them se po e konsideroj këtë”, tha ai gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 shkurt.

Serbia dhe Suedia u bënë vendet e fundit që u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Irani pas grumbullimit masiv të forcave amerikane./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran proteste Studentet

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

më shumë...

The New York Times: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

më shumë...

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

më shumë...

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në bulevard

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:51

Ngjarja në Roskovec, vret veten autori Refit...

4:43

Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari...

4:36

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende...

4:27

The New York Times: Trump i ofroi...

4:12

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë...

3:50

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton...

3:36

Policia dhe RENEA prej më shumë se...

3:18

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados,...

3:07

“Divorci i shekullit” në Korenë e Jugut,...

2:50

Kuvendi konstituohet në 6 gusht, nëse palët...

2:28

Breshër dhe reshje intensive në Elbasan, përmbyten...

2:18

U kap me qindra doza kokainë dhe...

2:02

Arrestime për dhunën në protestë, Orion Peçi...

1:44

Përplasën për vdekje 74 vjeçaren dhe u...

1:30

Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit:...

1:27

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë...

1:13

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta...

1:04

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në...

12:56

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë...

12:50

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Foto ilustruese Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskove...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.