Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ata të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin dhe do t’i bashkohen protestës që ka nisur prej disa ditësh para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve.

 

Në një dalje për mediat, kryetari i këshillit studentor ë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dorjan Beqiri tha se studentët do të jetë një zë i fortë i këtij tubimi.

 

 

Ai në emër të studentëve parashtroi 3 kërkesa që duhet t’i jepet zgjidhje nga qeveria, siç është përgjysmimi i tarifave të masterit, heqja e tarifës së transportit për ta në linjat e urbaneve si dhe zgjedhje e një përfaqësuesi të studentëve në bordin e administrimit të fakultetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *