E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nxënësit bëjnë mësim në trotuar: Na ka marrë malli të shohim sytë e njëri-tjetrit

Pas Torinos, Milanos dhe disa qyteteve të tjera italiane, edhe në Romë, disa nxënës kanë vendosur të shkojnë përpara shkollës së tyre për të zhvilluar seancat e mësimit në distancë të ulur në trotuar.

 

Reklamë

“Dita e fundit e mësimeve ballë për ballë? Eshtë e vështirë të kujtohet. Ne kemi qenë në shtëpi për një muaj”, thotë Irene.

 

“Të gjithëve na mungon të shkojmë në shkollë, si për mësime drejtpërdrejt, por edhe për mundësinë për të biseduar dhe për të pasur kontakt me shokët e klasës. Na ka marrë malli të shohim sytë e njëri-tjetrit”, shton Nicolò.

 

Të rinjtë kërkojnë që masat të lehtësohen sa më parë dhe të rikthehen në klasa.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë