Me nisjen e sezonit, universitetet po i  zhvillojnë provimet e kombinuara mes prezencës fizike dhe atyre në distancë. Në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pjesa më e madhe e testeve do të zhvillohen në klasa, edhe për shkak të natyrës praktike të lëndëve. Ndërsa provimet online do të zhvillohen nëpërmjet  platformës Microsoft teams. Por për këtë, studentët shprehen të shqetësuar, nisur nga përvoja e mësimit online.

STUDENTËT

“Mësimi online në disa lëndë ka qenë mirë, ndërsa në shumicën e lëndëve s’ka qenë eficent, pasi edhe praktika na ka munguar goxha. Ndërsa provimin në lëndën më të rëndësishme për degën tonë, na e kanë caktuar online, kurse të tjerat në shkollë, gjë që më duket absurde.”

“Dega jonë është e vështirë të bëhet online, do ishte më mirë të bëheshin të paktën seminaret në auditore.”

Provimet në auditor janë zhvilluar duke respektuar e masat anti covid dhe kohëzgjatjen, jo më shumë se një orë. Për këtë arsye, drejtuesit bëjnë të ditur që do të ketë lehtësime edhe në vlerësim.

NERITAN SHKORDANI

DEKAN FAKULTETI I INXHINERISE SE NDERTIMIT

“Përgjithësisht në inxhinierinë ndërtimit, provimet zhvillohen në dy seanca: provim me shkrim dhe me gojë. Këto seanca janë kushtëzuar në jo më shumë se një orë, që do të thotë që vetë teza do të ketë lehtësime në krahasim me vitet e tjera. Po ashtu edhe në mungesa do të ketë lehtësim, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e studentëve për të hyrë në platformë.”

Ndërkaq, sipas dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë, do të ketë një sezon të ndërmjetëm për të mos penalizuar studentët, të cilët nuk japin provimet në këtë periudhë.

NERITAN SHKORDANI

DEKAN FAKULTETI I INXHINERISE SE NDERTIMIT

“Kemi vendosur që të bëjnë një sezon shtesë për të gjithë ata studentë që në këto kushte, nuk do munden të paraqiten në provimet e këtij sezoni.”

Edhe në rrethe, studentët janë rikthyer në fakultet për të dhënë provimet duke zbatuar protokollin e sigurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *