Opozita herë pas herë del dhe përshëndet qëndrimin e studentëve dhe shprehet se është në krahë të tyre, por vendosmëria e studentëve ka bërë që ato të mos përfshihen në daljen e tyre.

 

Analistët nga Real Story theksojnë se kjo është një ndër ato protestat që në të vërtetë duket se po jep një mesazh të qartë për të dyja palët, për opozitën dhe për mazhorancën

 

Moderatori Sokol Balla i ka pyetur të ftuarit në lidhje me faktin se si ato e shikojnë përfshirjen e opozitës në këtë protestë. A po ben opozita nje levizje dinake duke lene studentet te kundershtojne qeverine?

 

Analisti Eduard Zaloshnja, në fjalën e tij ka theksuar se studentët me protestën e tyre shpresoj te ndryshoje “status quon”. Sipas tij kjo nuk është një nga ato protestat që mund të rrëzojë qeverinë.

 

Ndërkohë analisti Gjekmarkaj është shprehur se të dy palët kur flasin për rininë flasin me hipokrizi.

 

“Keto jane dite kur e gjithe politika duhet te heshte, perfshire dhe Lulzim Basha. Te majte apo te djathe jane teresisht hipokrite kur dalin dhe flasin per rinine. Studentet kane dale per ti dhene leksion mazhorances dhe opozites.”

 

Sipas Alfred Lelës, të vetmit që mund tju dalin në krye studentëve protestues janë petagogët Artan Fuga dhe Mark Marku, të cilët kanë mbrojtur te drejtat e studentëve publikisht përpara se ajo të niste.  Opozita është e fundit sipas tij që duhet të përfshihet në këtë protestë.

 

“Nese Edi Rama i kundershton studentet, ata mund ta rrezojne qeverine e tij. Opozita nuk e meriton kete proteste.”

 

Ndërkohë sipas Minxhozit, kjo është një protestë që duhet të përsëritet çdo javë sepse qeveria po qeveris e vetme, pa opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *