E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Stresi paralajmëron furtunë…

Stresi i është futur punës për të sjell në treg projektin më të ri muzikor. Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Stresi ka treguar se ai dhe labeli i tij, kanë aq shumë projekte në plan për të ardhmen, sa që e kanë të vështirë të zgjedhin se cilin ta realizojnë të parin. Megjithatë, ata kanë vendosur dhe Stresi këtë herë do të sjell një bashkëpunim me artistin e ri Flor Bana, një këngë me titull “Fake Love”.

 

 

Reperi është shprehur se ka kënaqësisë, së pari që do të ketë mundësinë t’i prezantojë publikut këtë projekt, siç e quan ai të madh, pasi mendohet se do të jetë e tillë.

Reklamë

 

 

Se cila do të jetë surpriza e Stresit këtë radhë për fansat e tij, kjo mbetet të shihet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë