Reperi Sresi, ka ndarë një lajm tepër pikëllues me fansat e tij në Instagram ku ka njoftuar se qeni I tij, Dei, ndërroi jetë dhe kjo ishte dita më e trishtuar për të.

Stresi ka vendosur të ndajë me ne ndjenjat e tij dhe të na prekë të gjithëve:

“Askush s’mund ta kuptojë dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm ai kush e ka provu vetë.”- janë fjalët pikëlluese të Sresit për qenin e tij besnik.

Dei prej vitesh ka qënë pjesë e famijes së Stresit dhe nuk ka qënë vetëm reperi ai që ka ndarë dhimbjen por edhe ish e dashura e tij, Keisi.

Sapo ka mësuar lajmin, Keisi gjithashtu ka treguar hidhërimin e saj të madh në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë video me qenushin nga momentet e tyre më të bukura së bashku, ndërsa postimin e ka shoqëruar me emoji me sytë plot lot.

Qeni është e vetmja qënie në botë që do më shume pronarin e tij se sa veten kështu që këtë dhimbje mund ta kuptojnë më mirë ata që kan pasur një të tillë në jetën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *