Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi ndikon në zbardhjen e flokëve të njeriut dhe sesi mund të parandalohet diçka e tillë. Hulumtues nga Universiteti i Harvardit kanë kryer një eksperiment tek minjtë, ku përfundimi ishte se minjve të stresuar iu kthye ngjyra e gëzofit nga e errët në të bardhë brenda pak javësh.

 

Pas kësaj gjetjeje, studiuesit amerikanë dhe brazilianë thanë se çështja ja vlen të hulumtohet më tej për të shpikur një ilaç që parandalon “plakjen” e flokëve.

 

Ata pranojnë se në këtë proces ndikon edhe plakja natyrale e flokut, por shtojnë se ndikim ka edhe stresi. Për t’u ndalur tek eksperimenti i kryer tek minjtë, studiuesit pranuan se dhimbja e shkaktuar tek ata lëshoi më shumë adrenalinë dhe kortizol.

 

Kjo bëri që zemrat e tyre të rrahin më shpejt, për rrjedhojë të rritet presioni i gjakut, duke shkaktuar stress akut në sistemin nervor. Ky process më pas përshpejtoi varfërimin e qelizavce që prodhonin melaninën në gjendrat e flokëve.

 

Në një eksperiment tjetër, studiuesit zbuluan se ato mund të bllokojnë ndryshimet në ngjyrën e flokëve dduke iu dhënë minjve një antihipertension, që trajton presionin e lartë të gjakut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *