Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për këngëtarin Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe me emrin artistik Stresi.

 

Reperi i njohur Stresi nuk ka mundur të lërë dot burgun brenda 48 orëve pasi Gjykata ka vendosur të pranojë të ligjshëm arrestimin e policisë nisur nga provat e paraqitura në seancë nga organi i akuzës.

 

Avokati i Stresit, Marash Ibraj ka deklaruar gjatë seancë se arrestimi është i paligjshëm, pasi klienti i tij është ndaluar në një dhomë hoteli dhe ka dënuar ashpër publikimin e pamjeve nudo nga ana e policisë së Shtetit. Kërkesë kjo që nuk u morr parasysh nga Gjykata e Tiranës.

 

Këngëtari Arkimed Lushaj (Stersi) u arrestua të mërkurën në një hotel në Linz. Sipas policisë ai është anëtar i një grupi kriminal që operon në Tiranë.

 

Këngëtari Stersi ishte vendosur nënpërgjim nga policia prej gati një viti. AI u zbulua nga polica gjatë përgjimeve të grupit “Bajri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *